Opinionisti shqiptar: Kosovën duhet ta marrim shembull për të mirë
Opinionisti i njohur i futbollit shqiptar, Gëzim Sinemati, ka përgëzuar Kosovën për emërtimin e stadiumit të Prishtinës me emrin e legjendës Fadil Vokrri.
Duke e bërë një krahasim me Shqipërinë në “Procesi Sportiv”, ai tha se Kosova duhet të merret shembull, duke parë se Federata e Futbollit të Shqipërisë ka vendosur që emrin e Arenës Kombëtare ta bëjë me marketing.
“Kosovën ta marrim shembull. I kanë vendosur stadiumit emrin e legjendës, ndërsa ne do e bëjmë me marketing”, deklaroi Sinemati.
“Ne i kemi vendosur emrin Panajat Panos një fushe diku në periferi”, u shpreh Sinemati.
Duke folur për situatën e Gramoz Vokrrit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Sinemati deklaroi që është mirë që në FFK ka mos-përputhje konceptuale, pasi që sipas tij në Shqipëri, kreu i FSHF-së, Armand Duka, i ka “kapur” të gjithë./Indeksonline/