75 Mall Live Search
12:39 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Pothuajse një e katërta e maqedonasve jetojnë në varfëri

Kryqi i Kuq dhe organizatat joqeveritare në Maqedoninë Veriore vlerësojnë se rreth 450,000 njerëz, ose rreth 22 për qind e popullsisë jetojnë në varfëri dhe nuk ka ushqim të mjaftueshëm në ditë, sipas TV Telma.

“Shifrat që kemi përdorur nga Byroja Qendrore e Statistikave thonë se ka 445,000 njerëz që jetojnë nën pragun e varfërisë dhe në vitin 2017 kjo shifër ishte 460,000. Qytetarët, të cilët shteti i konsideron si të varfër, nuk mund të kenë të gjitha ushqimet e nevojshme gjatë ditës”, tha Blazhe Josifovski nga OJQ “Site siti”.

Sipas Telma, Kryqi i Kuq dhe organizatat joqeveritare në Maqedoni Veriore në terren numërojnë njerëzit që jetojnë në varfëri dhe të ardhurat e tyre. Ata kujdesen për të pastrehët në rrugët e Shkupit, të cilët lëvizin në vendet e zakonshme në qytet, duke ndihmuar njëri-tjetrin. /Indeksonline/