75 Mall Live Search
13:07 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtare: Gani Sejdiu prezantohet si trajneri i Ballkanit

Trajneri Gani Sejdiu është prezantuar zyrtarisht te Ballkani.

Vetëm 1 ditë pasi shkarkuan Sami Sermaxhajn, skuadra nga Theranda ka nënshkruar kontratë me Sejdiun.

E veçanta e kësaj marrëveshje është se trajneri mitrovicas do të qëndroj vetëm deri në fund të sezonit, dhe pastaj do të diskutoj për vazhdimin e kontratës.

Sejdiu do të debutoj nesër kundër Feronikelit në gjysmëfinale të Digitalb Kupës. /Indeksonline/