75 Mall Live Search
13:51 / E Martë, 16 Prill 2019 / indeksADMonline

Arrestohen katër persona, nën kërcënimin e thikave vodhën para në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda,  në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës- Njësia e Hetimeve Rajonale në Ferizaj, pas një pune hetimore intensive, ka arritur të arrestoj katër prej pesë personave me iniciale G.D., Ç.D., R.H. dhe D.M., për grabitjen e ndodhur ditën e  dielë, në orët e mëngjesit,  më datën 14.04.2019, në rrugën magjistrale Ferizaj-Shkup, saktësisht në pikën e karburanteve “IT-Petrol”- në Ferizaj , ku  në të cilin rast të njëjtit, si grup i organizuar mirë, të maskuar dhe  nën kërcënimin e thikave kishin grabitur një shumë të konsiderueshme të parave.

Tutje Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se me vendim të prokurorit të rastit ndaj katër personave është caktuar masa e ndalimit për 48 orë ndërsa njëri nga ta ende është në kërkim e sipër./Indeksonline/