Prishtina merr lajm të mirë për futbollistin më në formë
Skuadra e Prishtinës ka marrë një lajm të mirë në momentet kur i duhet më së shumti.
Sulmuesi Meriton Korenica pësoi lëndim me KEK-un dhe ishte drojë e madhe se sa do të mungonte.
Por, nga dy kontrolle të specializuara mjekësore, Korenica për dy deri maksimalisht deri në tre javë rikthehet në fushë.
Me ndihmën e fisioterapeutit të klubit, Atdhe Halimi dhe me terapitë përkatëse dhe me vullnetin e madh të Korenicës shpresohet në rikthim edhe më të shpejtë të tij. /Indeksonline/