Zbulohet paga e Eroll Salihut, afro 4 mijë euro
Të ardhurat e FFK-së janë rritur që kur Kosova u anëtarësua në FIFA dhe UEFA.
Federata ka obligim të paguaj pagat e zyrtarëve dhe punonjësve të FFK-së përveç sekretarit të përgjithshëm.
Eroll Salihu paguhet drejtpërdrejtë nga FIFA dhe ka një pagë vjetore prej 43,717.44 euro ose 3643 në muaj.
Kjo njëherit është paga e dytë më e lartë në FFK pas trajnerit Bernard Challandes. /IndeksOnline/
