Ish-ylli i Serie A: Ja pse po e urrejnë Juventusin
Juventus është kritikuar shumë në javën e fundit të Serie A.
Në ndeshjen kundër Spal, Allegri futi në lojë një formacion me zëvendësues duke u mundur me rezultat 2-1.
Këtë e kanë kritikuar shumë trajnerët e skuadrave që po luftojnë për mbijetesë, por ka pasur pakënaqësi edhe nga ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, Antonio Casano.
Italiani ka thënë se me këtë veprim Juve po krijon urrejtje për veten nga skuadrat tjera.
“Nuk më pëlqen qëndrimi i Allegrit. Vënia e këtyre të rinjve në fushë, është e vështirë për ato ekipe që luftojnë për mbijetesë të pranojnë këtë situatë, prandaj është normale që Empoli dhe Bolonia të ankohen. Juventusi nuk është shumë i dashur, me këto qëndrime natyrisht jo“, tha ish-lojtari i Real Madridit. /IndeksOnline/