75 Mall Live Search
12:16 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Donika Kadaj për pagën miminale: Kemi premtuar, dhe mirë që kjo tani do ndodhë!

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi në seancën para deputeteve ka thënë se hap fillestar sa i përket pagës minimale duhe ttë jetë ndryshimi i modalitetit.

Sias saj, ndryshimi i modalitetit të pagës minimale, pra kur kufiri minimal i pagëses zhvendoset në orën e punës, do të minimizoheshin manipulimet me kontratat e punës, respektimi i pagave shtesë, ndërsa punëtorëve do t’iu mundësohej puna fleksibile përgjatë ditës.

Ajo theksoi se pagesa minimale për orë pune duhet të aplikohet edhe për praktikantët, për ata që ndjekin ndonjë program trajnues si dhe për studentët.

Më poshtë fjalimi i saj i plotë:

Që në ditën kur ka kaluar ligji për paga, rrjedhimisht në ditën kur janë rritur pagat në sektorin publik, ne kemi premtuar se do të rriten pagat edhe në sektorin privat. Dhe, shumë mirë që po ndodh kjo.

Siç dihet, pagat më të ulta në vend i kanë punëtorët e tekstilit, këpucarisë, kamarierët, punëtorët e pastrimit e tjerë. Më në fund dhe për herë të parë këta punëtorë dhe shumë të tjerë do të kenë paga më të dinjitetshme.

Paga minimale siç është aktualisht, 170 euro për personat mbi 35 vjet dhe 130 euro për personat nën këtë moshë, përveçse është diskriminuese, nuk mbulon as nevojat elementare të një punëtori në vend. Kjo po që duhet të ndryshojë.

Para dy ditëve gjërsa diskutonim për Projekt-Ligjin e punës, përmenda disa hapa konkret që duhet të ndërmerren menjëherë, në mënyrë që punëtorët të dalin në tjetër gjendje. Për këtë, i ftoj në bashkëpunim të gjithë deputetët e Kuvendit.

Siç theksova edhe atë ditë, hap fillestar sa i përket pagës minimale duhet të jetë ndryshimi i modalitetit. Paga minimale, nuk duhet të njihet si e tillë, por si pagesë minimale për orë pune. Pra, kufiri minimal i pagesës të ketë për njësi pagesën e orës së punës.

Ndryshimin i modalitetit të pagës minimale, pra kur kufiri minimal i pagesës të zhvendoset në orën e punës, do të minimizoheshin manipulimet me kontratat e punës, do të nxitej respektimi i pagave shtesë, ndërsa punëtorëve do t’iu mundësohej puna fleksibile përgjatë ditës.

Organi që ka për detyrë të dalë me propozime konkrete çdo vit në lidhje me pagën minimale, Këshilli Ekonomiko-Social i Kosovës, duhet të rrisë përgjegjësinë dhe të ndryshojë metodologjinë e përcaktimit të pagesës për orë pune.

Ky organ duhet të dalë së paku dy herë në

vit me propozime për pragun e pagesës për orë pune, ndërsa si kritere duhet të merren parasysh:

Çmimet e kostos së jetesës, nevojat e punëtorëve e të familjeve të tyre si dhe niveli i përgjithshëm i zhvillimit ekonomik.

E fundit por jo për nga rëndësia, patjetër se duhet të ndryshohet baza që përcakton pagesën minimale për orë pune sipas moshës. Pra, duhet të ndryshohet rregullimi diskriminues që dallon pagesën minimale për orë

pune për punëtorët nën 35 vjet.

Kjo kategori duhet ta ketë të njejtë kufirin minimal të pagesës për orë pune, sepse aktualisht shohim se janë përjashtuar shumica e fuqisë punëtore në vend e cila nuk i kalon 35 vjet.

Pagesa minimale për orë pune duhet të aplikohet edhe për praktikantët, për ata që ndjekin ndonjë program trajnues si dhe për studentët.

Edhe njëherë, paga minimale duhet të ndryshojë modalitetin. Të mos njihet më si pagë minimale, por si pagesë minimale për orë pune.

Këshilli Ekonomiko-Social duhet të rrisë përgjegjësinë dhe të plostësojë/ndryshojë kriteret e përcaktimit të pagesës minimale për orë pune.

Baza e përcaktimit të pages minimale sipas moshës duhet të ndryshojë e bashkë me të edhe rregullimi aktual për praktikantët, ata që ndjekin ndonjë program si dhe për studentët.

Faleminderit!/Indeksonline/