75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Zyrtarizohet edhe me letra divorci mes Brad Pitt e Angelina Jolie

Ndarja e Angelina Jolie dhe Brad Pitt shokoi të gjithë opinionin mbarë botëror, kjo sepse ata ishin një ndër çiftet e preferuar të Hollywood-it. Tashmë çdo gjë është zyrtare dhe ata janë beqarë. Ka zgjatur disa vite procedura e tyre e divorcit por çdo gjë ka marrë fund dhe ata e kanë marrë ligjerisht statusin si beqar në gjendjen civile.

Ata u ndanë dy vite më parë dhe firmosën një dokument që i deklaron zyrtarisht të ndarë vetëm të premten. Jolie e ka hequr përfundimisht mbiemrin “Pitt” . Ndërkohë burime shprehen se ata debatojnë shumë rrallë tashme dhe diskutojnë me qetësi për fëmijët e tyrë. Po i dedikohen atyre dhe janë mjaft të gatshmë t’i rrisin së bashku, duke i krijuar edhe atyre mundësinë që të kalojnë kohë me të dy prindërit.”

Ata po negociojnë ende për disa kushte të tjera në divorc që lidhen me ndarjen e pasurisë dhe kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre për të cilën u fol se është arritur një marrëveshje në vitin 2018 në muajin nëntor.