Trepça ’89 e “sakaton” Vëllaznimin e Munishit, Feronikeli fiton në Suharekë
Kanë përfunduar ndeshjet e para gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ka vënë përballë Ballkanin dhe Feronikelin. Skuadra nga Drenasi ka mposhtur vendasit me rezultat 1-2.
Golat për “Nikelin” i shënuan Mendurim Hoti në minutën e 30-të dhe Mevlan Zeka në minutën e 49-të.
Golin e vetëm për Ballkanin e shënoi Visar Berisha në minutën e 88-të, shkruan Indeksonline.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në Gjakovë, Trepça ’89 ka mposhtur Vëllaznimin me rezultat 0-4.
Golat për skuadrën nga Mitrovica i shënuan Engjell Hoti në minutën e 21-të, Arb Manaj në minutën e 44-të, Ardian Muja në minutën e 88-të dhe Traore në fund të ndeshjes.
Ndeshjet e kthimit do të luhen me 1 maj në Drenas respektivisht në Mitrovicë. /IndeksOnline/