Haradinaj: Abuzimi që e bëjnë disa me vendimin për solidarizim me Francën është i paprecedent
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në forumin e nivelit të lartë për koordinimin e donacioneve të jashtme, ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndajë mjete për rindërtimin katedrales Notre Dame, e cila u dogj dy ditë më parë.
E lidhur me këtë çështje pati reagime të shumta, ndër to edhe aso që tregonin se janë kundër ndarjes së mjeteve për Notre Dame.
Është pikërisht kryetari i PSD-së, njëherësh i pari i PDK-së, Shpend Ahmeti i cili doli kundër kësaj, duke thënë se fondet e ndara do të ishte mirë të ridestinohen për strehim dhe renovim të shtëpive të disa rasteve sociale.
E këshilltarja e kryeministrit Haradinaj, Meliza Haradinaj-Stublla ka thënë se abuzimi që e bëjnë disa me vendimin për solidarizimin me Francën është i paprecedent, transmeton Indeksonline.
Madje ajo tha se nëse nisemi me këtë logjikë, BE-ja duhet të ndal menjëherë ndihmën për Kosovën.
Reagimi i plotë i saj:
Abuzimi që e bëjnë disa me vendimin për solidarizim me Francën është i paprecedent.
Me këtë logjikë, BE-ja duhet ta ndal menjëherë ndihmën për Kosovën.
Të vetmit që e kanë këtë logjikë në Evropë janë ekstremistët që kërkojnë që mos t’iu ndihmohet atyre që s’janë evropianë, ose evropianë të vërtetë. Edhe në Evropë ka varfëri, por Evropa vazhdon të ndihmojë Kosovën! Edhe para 20 vitesh kishte njerëz që thoshin “pse duhet ne të merremi me Ballkan?”
Në vend se t’a shprehin solidaritetin me kryeqytetin e Francës, këta përdorin logjikën e njejtë si për Prishtinën, që e pushtuan e shkatërruan pamëshirshëm për 20 vjet rresht.
S’pritet prej tyre t’i kuptojne vlerat e trashëgimisë botërore, vlerat perëndimore, e as aktet e solidaritetit modest.