75 Mall Live Search
21:14 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

“Çmendet” ndeshja në Angli, katër gola për gjashtë minuta

Janë shënuar katër gola në 10 minutat e parë të ndeshjes në mes të Manchester Cityt dhe Tottenham.

City kaloi në epërsi me golin e Rahem Sterling në minutën e pestë.

Rezultatin e barazoi Son në minutën e shtatë të ndeshjes.

Jugkoreani shënoi edhe golin e epërsisë për Tottenham në minutën e 10-të.

Rezultatin e barazoi Bernardo Silva në minutën e 11-të të ndeshjes. /IndeksOnline/