75 Mall Live Search
23:46 / E Mërkurë, 17 Prill 2019 / indeksADMonline

Guardiola del në mbrojtje të atij që e eliminoi

Manchester City ka fituar ndeshjen, por është eliminuar nga Tottenham në çerekfinalet e Champions League.

Pas ndeshjes, ky ishte reagimi i trajnerit të Qytetarëve Pep Guardiola:

“Është mizore, por duhet ta pranojmë. Pas 20 minutave ishim në avantazh 3-2. Në pjesën e dytë kemi krijuar shumë raste dhe shënuam golin për të cilin kishim nevojë.

Fatkeqësisht, nuk ishte dita jonë kështu që urimet e mira Tottenham-it dhe fat të mbarë për gjysmëfinalen.

Unë e mbështes VAR-in, por mbase nga një kënd goli i Fernando Llorente-s ishte me dorë, mbase nga këndi që e pa arbitri nuk ishte.

Goli i Sterling në fund? Arbitrat e studios e cilësuan të parregullt. Humbëm një penallti në ndeshjen e parë, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët.

Nuk kam dëgjuar zhurmë aq të madhe sa sot që kur kam ardhur te Man City, por futbolli është i paparashikueshëm.”