13:38 / E Enjte, 18 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Ngritja e pagave minimale do të ndodh, vetëm duhet të diskutojmë për sa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencën e zakonshme pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka folur për ngritjen e pagës minimale, për çka edhe u diskutua dje gjatë në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

“Shenjë e mirë që po diskutohet për ngritjen e pagave minimale në Kosovë, do të ndodh rritja e pagës por duhet të diskutohet për sa do të ngritët, sepse merr kohë. Nuk ka pasur rritje nga viti 2011. Kam propozuar që rritja të lidhet me koeficient rritja e pagës, sepse nëse ka rritje të pagave, atëherë koeficienti rritet po ashtu barabartë, ka dallime por kam propozuar këtë dhe shpresoj të arrijmë një dakordim dhe do të ishte zgjidhje shume e mire dhe më realja”, ka theksuar Haradinaj.

Ai tha se kur ka nisur punën në Qeveri ka pasur staf që nuk i kanë kryer punët që u takonin.

“Unë nuk po bëj kalkulime, por vetëm po merrem me temat e shtetit, po mundohem me kry punë të vendit. Cështja e pagës minimale psh nuk është vetëm temë e votuesve të AAK, por edhe PDK, LDK, PSD, etj. Më së paku të punësuar ka nga mbështetësit e AAK-së”, ka thënë tutje Haradinaj,

I pyetur se a është e gatshme të shkoj në zgjedhje, shefi i ekzekutivit ka theksuar se kurdo që vendoset një gjë e tillë, AAK do të mirëpres zgjedhjet.

“Falënderoj qytetarët për mirëkuptim dhe sa të jem në punë do të punojmë dhe kur të merremi vesh, shkojmë në zgjedhje. Me i pas frikë zgjedhjet ndryshe isha dok, i kam mbrojt qëndrimet parimore politike edhe me rrezikun që kanë. I jam falënderues PDK për punën e saj, si edhe Nismës e AKR-së, partive më të vogla që janë në koalicion, prandaj nëse është në të mirën e vendit të shkojmë në zgjedhje, unë nuk bëhem asnjëherë pengesë”, ka potencuar Haradinaj.

Ai foli edhe për pakënaqësinë që Vetëvendosje e ka shprehur kohëve të fundit ndaj qeverisë në takimet që po mban dhe paralajmërimin që po e bën për protesta.

“Isha dje në Kuvend dhe po e shoh që ka nervozizëm nga VV-ja, e pash Glaukun kur dilte në foltore, fjalën kriminalizim e kanë bërë pjesë të fjalorit, ai fliste për Counture Global se është kontrata më kriminale, ata kanë të drejt për protesta e për mendime ndryshe, kemi nevojë për opozitë, për ata që janë kundër punësimeve familjare, hajnisë etj. Unë kam informata të sigurta se AAK e ka tejkaluar Vetëvendosjen sa i përket votës së popullit, me besim, e ky nervozizëm vjen pasi ka rënë besimi i saj në popull”, ka përfunduar Haradinaj. /Indeksonline/