Çfarë thotë Mimoza për ‘transferin’ e Ilirit në PSD?
Deputeti i Alternativës, Ilir Deda sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me anëtarë të PSD-së, kjo për të shqyrtuar kalimin e tij brenda Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik.
Ndërkohë që shefja e partisë së tij, Mimoza Kusari- Lila thotë se Alternativa nuk ka ndonjë informacion zyrtar për kalimin e Dedës në tjetër Grup Parlamentar.
“Alternativa nuk ka informacion zyrtar për kalimin e Ilirit në grup tjetër parlamentar. Ai deri më tani zyrtarisht nuk e ka njoftuar kryesinë e partisë për këtë apo ndonjë lëvizje eventuale”, ka thënë Kusari- Lila në një prononcim për Indeksonline.

E pyetur se cilat mund të jenë arsyet që mund ta shtyejnë Dedën për një kalim të mundshëm tek PSD, Kusari- Lila ka thënë: “Arsyet i din Iliri, ndërsa ne vetëm kemi tregu se çfarë ka qenë mospajtimi jonë, lidhur me ekipin negociator. Tjera sqarime besoj mund t’i merrni nga ai”, ka thënë tutje ajo.
Kujtojmë faktin se Deda dhe Kusari-Lila kohën e fundit kanë pasur mosmarrëveshje sa i përket edhe drejtimit të partisë.
Indeksonline ka provuar të kontaktojë Dedën lidhur me qëndrimin e tij sa i përket kalimit në PSD, mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur. /Indeksonline/