Tifozët malazez i pështyjnë lojtarët serb për shkak të kësaj fjale
Ndeshja basketbollistike mes Buduçnostit dhe Cervena Zvezdës në Mal të Zi nuk ishte fare e këndshme për lojtarët serb.
Momentin kur lojtarët serb kanë hyrë në palestër, tifozët malazez kanë filluar të hedhin gjësende, transmeton Indeksonline.
Lojtarët serb kanë qenë të shoqëruar nga forcat speciale. Përveç gjësendeve, tifozët i kanë pështyrë serbët.
Në tifozerin malazez pjesëmarrës ka qenë djali i ministrit malazez të Punëve të Brendshme, Mevuldin Nuhoxhiq.
Ai po ashtu i ka pështyrë lojtarët serb kur janë hyrë brenda në fushë. Djali i ministrit i cili ësthë me fanellë të kaltër, ka hyrë në palestër dhe i ka pështyrë lojtarët serb.
Jel sme ovako @ABA_League ???? pic.twitter.com/VPD8NUa9wk
— Dusan Nikolic (@dusanzitkovac) April 18, 2019
Ky reagim i tifozëve malazez është si hakmarrje e asaj që tifozët serb i kishin bërë ekipit të tyre në Serbi.
Tifozët serb kishin brohoritur “siptari” në drejtim të malazezëve. Fjala ‘siptari’ është fryrje që serbët e përdorin ndaj shqiptarëve./Indeksonline/