75 Mall Live Search
09:24 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Vetëm një muaj pas lindjes, Linda Halimi së bashku me vajzë rikthehet në studio

Ajo lindi fëmijën e saj të parë para 5 javësh dhe tashmë është gati për të iu rikthyer punës.

Këngëtarja e njohur, Linda Halimi ka postuar një imazh ku shihet së bashku me vogëlushen e saj, Kaimana në studion muzikore për të regjistruar këngë të reja, shkruan Indeksonline.

“I kthehemi punës dhe Kaimana do ta dëgjojë muzikën ekskluzive” ka shkruar Linda përkrah imazhit.

Kujtojmë që këngëtarja prej vitesh jeton në ShBA së bashku me bashkëshortin e saj, Davon Edwards./Indeksonline/