Zgjedhjet në veri, këta janë katër kandidatët e PDK-së
Deri mbrëmë në mesnatë, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, vetëm tri parti kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në katër komunat veriore.
Sipas KQZ-së, në zgjedhjet që do të mbahen sot një muaj, do të garojnë Partia Demokratike e Kosovës, Vetëvendosja dhe Lista Serbe.
Zyrtarë të PDK-së kanë treguar për Indeksonline emrat e katër kandidatëve që do të garojnë për të parët e komunave veriore.
Sipas zyrtarëve, Gonxhe Caushi do të kandidoj për kryetare të Mitrovicës së Veriut, Shaqir Hetemi në Leposaviq, Ilir Peci në Zveqan dhe Hysen Mehmeti për të parin e Zubin Potokut.
Derisa, VV e Lista Serbe ende nuk kanë dal me emrat e kandidatëve të tyre për zgjedhjet në veri./Indeksonline/
