75 Mall Live Search
11:43 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Suspendohet zyrtari i ShKK-së, transportoi dy të dënuar me të njëjtit automjet nga burgu për në Gjykatë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspendua një zyrtar i cili kishte transportuar me të njëjtin automjet nga Burgu i Sigurisë së Lartë për në gjykatë dy të dënuarit Shkumbin Mehmeti dhe Bedri Krasniqi.

Zyrtari që ishte përgjegjës për organizimin e këtij transporti do të jetë i suspenduar deri në përfundim të hetimeve për rastin në fjalë, transmeton Indeksonline.

Edhe përkundër faktit se të burgosurit e apostrofuar në këtë rast janë transportuar me automjet të dedikuar për Rrezikshmëri Shumë të Lartë,  automjeti transportues është i ndarë në dy pjesë, ku të burgosurit nuk mund të kenë kontakt mes tyre.

SHKK ka bërë të ditur se pas gjithë kësaj, mbetet i përkushtuar që secilin rast të raportuar ta hetojnë dhe ta zbardhin deri në fund.

SHKK, në përshtatshmëri të vazhdueshme me ligjet në Republikën e Kosovë, synon të korrektojë dhe risocializojë  të burgosurit duke respektuar të drejtat e tyre fundamentale pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin. /Indeksonline/