Dzeko arrin marrëveshje personale me Interin
Edin Dzeko ka vendosur të refuzojë ofertën West Hamit në kampionatin anglez, pasi shpreson që t’i bashkohet Interit në merkaton e verës.
Mediat italiane raportuan sot se sulmuesi boshnjak u ka kërkuar menaxherëve të tij, që të mos negociojnë me West Hamin, pasi ka të tjera synime.
Madje sipas raporteve të Calciomercattos këtë të premte, boshnjaku thuhet se ka arritur një marrëveshje personale me Interin.
Sipas tyre, boshnjaku ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare me “Nerazurrët” në vlerë prej 4.5 milionë euro për sezon gjersa tashmë klubet duhet të bien dakord për kompensimin, i cili pritet të kap shifrat e rreth 15 milionëve.
Emri i Dzekos ka kohë që po lakohet si njeriu që do të zëvendësojë Mauro Icardin në sulmin e Interit, duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Mbetet të shihet në vazhdim. /IndeksOnline/