Piatek gati të thyej rekordin e legjendës së Milanit
Milan do të përballet me Parman nesër me shpresën që të sigurojnë vendin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa sulmuesi i kuqezinjëve Krzysztof Piatek ka një objektiv personal për të arritur.
Sulmuesi polak do të përpiqet të shkruajë historinë, duke u përpjekur të kaloj Fabio Quagliarellën në rënditjen me më së shumti gola.
Rekordi aktual posedohet nga legjenda e Milanit Andriy Shevchenko, i cili shënoi 24 gola dhe mban rekordin e golave në Serie A në sezonin e tij të parë me Milanin.
Polaku tashmë ka shënuar gjithsej 21 gola në ligën italiane, një më pak se Quagliarella. /IndeksOnline/