Forca të shumta të Njësisë Speciale në Qendrën e Azil-Kërkuesve
Prani e madhe e forcave të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës janë parë në Vranidoll, dalje të Prishtinës.
Indeksonline mëson se forcat e PK-së aktualisht gjenden në Qendrën për Azil-Kërkues.
Në këtë qendër pritet të strehohen familjarët e xhihadistëve të cilët pak para mesnate janë kthyer në Kosovë.