75 Mall Live Search
20:16 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Aleksandër Vuçiq kërcënon Rada Trajkoviqin

Ministri kosovar i Drejtësisë, Abelard Tahiri, të premten tregoi për ecurinë e hetimeve për rastin e vrasjes së ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Ai, tregoi se bashkëpunimi përmes EULEX-it, me Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë, po shkonte mirë, deri në ditën kur Prishtina kërkoi ekstradimin e dy personave, të cilët sipas Tahirit, janë marrë nën mburojë nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Vrasja e Ivanoviqit dhe hetimi i saj nga institucionet kosovare në Beograd ka ngritur tensionet, shkruan klankosova.

Kjo bëri që i pari i shteti serb, në një konferencë për media, nga zyra e tij, kërcënoi një politikane serbe në Kosovë, e cila ka dëshmuar për rastin.

Vuçiq, dëshminë e Rada Trajkoviqit, të cilën ajo e ka dhënë vitin e kaluar në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, e të cilën ai e quajti gënjeshtër të madhe. /Indeksonline/