Ancelotti e pranon se Koulibaly mund të shitet, e bën publik çmimin e tij!
Carlo Ancelotti e ka pranuar su Kalidou Koulibaly mund të shitet në verë.
Trajneri i Napolit ka thënë se skuadra nuk e ka në plan shitjen e afrikanit, por që nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij, atëherë Koulibaly mund të largohet.
Por, shifra e shitjes që e ka përmendur Ancelotti është marramendëse.
“Klubi nuk e ka në plan ta shes. Por, nëse ndonjë skuadër paguan 150 milionë euro, atëherë ai do të largohet” ka thënë Ancelotti.
Manchester United është skuadra më e interesuar për shërbimet e tij. Megjithatë, kjo shifër vështirë se mund të paguhet nga ndonjë skuadër./Indeksonline/