75 Mall Live Search
00:10 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Numri i familjarëve të xhihadistëve që kanë arritur në Kosovë

Një grup i grave dhe fëmijëve kanë mbërritur në Kosovë, njofton Indeksonline.

Indeksonline mëson nga burimet se janë rreth 100 familjarë të xhihadistëve të cilët kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

Të njëjtit do të largohen nga aeroporti nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Indeksonline më herët ka raportuar edhe për praninë e forcave të shumta të sigurisë në Vranidoll, afër Qendrës së Azil Kërkuesve.

Nga hapësirat e aeroportit të Prishtinës janë larguar edhe gazetarët.

Ndryshe “Adem Jashari” është rrethuar nga policë të shumtë, prej të cilëve edhe të njësisë speciale. /Indeksonline/

This image has an empty alt attribute; its file name is 57267623_333491680645051_1580528813668827136_n.jpg