75 Mall Live Search
09:14 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Shenjat që tregojnë se lidhja juaj do të zgjasë përgjithmonë

Kur hyni në një lidhje me ndonjë person, ndonjëherë e keni  ndjesinë që lidhja juaj do të zgjasë përgjithmonë.

Më poshtë mund t’i gjeni disa nga shenjat që tregojnë se lidhja juaj me partnerin do të zgjasë përgjithmonë.

Mbështesni njeri-tjetrin- Që të gjitha lidhjet përballen me probleme dhe vështirësi. Por, vetëm çiftet që mbështesin njeri-tjetrin arrijnë të kalojnë problemet dhe të jenë jetëgjatë. Kjo gjë vlen për mbështetje profesionale, financiare etj.

Keni miq të përbashkët– Studime të fundit tregojnë se nëse partneri/ja ndihet rehat me miqtë e tu, lidhja juaj është më e fortë.

Putheni shpesh– Puthja është karakteristika e një lidhjeje romantike. Me kalimin e kohës, rëndësia e puthjes rritet në mënyrë të ndjeshme. Ky detaj do të thotë shumë, pasi studime të ndryshme kanë zbuluar se sa më shumë të puthet një çift, aq më të kënaqur janë nga lidhja e tyre.

Qeshin bashkë– Të qeshurit është diçka e rëndësishme për një lidhje. Mundëson forcimin e dashurisë dhe zhvillon ndjenjat mes jush. Ndër të tjera zhdukin tensionin, depresionin, ankthin dhe probleme të tjera.

Respektoni njeri-tjetrin– Në mënyrë që një lidhje të zgjasë, partnerët duhet të respektojnë njeri-tjetrin, idetë, punën dhe mendimet, shkruan noa.al. Pa respekt, lidhja nuk funksionin.

Jeni mirënjohës– Nëse jeni mirënjohës për personin që keni pranë, thojeni.

Flini të përqafuar- Studime të ndryshme kanë treguar se çiftet që flenë të përqafuar, ka më shumë mundësi që të jenë të lumtur në raport me ata që flenë të ndarë.