Muzika koreane ‘pushton’ Britaninë
Grupi mjaftë i popullarizuar korean, BTS po vazhdon të ketë suksese në Evropë.
BTS është bërë grupi i parë korean që ka arritur të dal i pari në top listave e albumeve në Britani të Madhe, transmeton Indeksonline.
Grupi korean arriti që të shesë 26.500 kopje të albumit “Map of The Soul: Persona” në Britani të Madhe.
BTS tash pritet që të kenë dy koncertet të mëdha në Londër. Pastaj do të shkojnë në Paris.
Ky grup arriti që të bëhet i pari dy herë në top listën e albumeve në ShBA. Po ashtu së fundmi revista “Time” i renditi ata si ndër artistët me më së shumti ndikim në botë./Indeksonline/