Beyonce dhe ‘Netflix’ bëjnë një marrëveshje milionëshe
Këngëtarja e njohur, Beyonce përveç muzikës është e njohur mjaftë edhe për marrëveshjet bisnesore.
Sipas burimeve të “Variety”, Beyonce ka nënshkruar një kontratë me gjigantin ‘Netflix’, transmeton Indeksonline.
Kontrata është e shumës 60 milionë dollarë dhe në të janë të përfshira tre projekte.
Të interesuar për një marrëveshje me Beyoncen ishte edhe rivali i ‘Netflix’, ‘HBO’./Indeksonline/