Një muaj paraburgim për të miturin që u kthye mbrëmë nga Siria
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake të këtij departamenti, sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit Rëxhë Tafaj në kohëzgjatje prej një muaji.
Tafaj i cili mbrëmë u kthye nga Siria, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës’ të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, transmeton Indeksonline.
Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit Rexhë Tafajn bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Indeksonline/