Blerim Reka me i drejtohet kutive të votimit, bën thirrje për zgjedhje demokratike
Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet presidenciale, e në votime ka dalë edhe kandidati shqiptar për president Blerim Reka.
Reka ka bërë thirrje për zgjedhje demokratike.



Blerim Reka ka shërbyer si ambasador i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, vite më parë, ndërsa ka qenë edhe ambasador i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, ai është profesor i rregullt në Universitetin e Evropës Juglindore dhe në Universitetin e Prishtinës.