Vetëm dy ditë nga lansimi, Dhurata Dora shënon suksesin e radhës me projektin e ri
Kënga e re e Dhurata Dorës në bashkëpunim e reperin algjerian, Soolking ‘Zemër’ është mirëpritur mjaft mirë.
Vetëm dy ditë nga lansimi i saj ky projekt ka arritur mbi 6 milionë klikime në kanalin ‘Youtube’ , shkruan Indeksonline.

Ndërsa tani Dhurata ka bërë të ditur që projekti i saj i ri është i pari në Shqipëri, Zvicër, Gjermani dhe Algjeri.

Kujtojmë që ‘Zemër’ e cila erdhi e shoqëruar edhe me videoklip është shëndërruar në hit edhe para se të publikohej versioni origjinal i këngës./Indeksonline/

