Evertoni ia bën terr Manchesterit në pikë të ditës
Everton ka mposhtur Manchester United me rezultat të thellë 4-0 në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premierligës.
Skuadra e Solskjaer nuk e ka marrë veten që nga eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe ka pësuar një disfatë që mund t’i kushtoj me humbjen e vendit të Ligës së Kampionëve.

Golat për vendasit i shënuan Richarlison (13′), Sigurdsson (28′), Digne (56′) dhe Theo Walcott (64′).

Me këtë humbje Manchester mbetet në pozitën e gjashtë me 64 pikë, derisa Evertoni është një pozitë më poshtë me 49 pikë.
Kujtojmë se Manchester United të mërkurën ndeshet me Manchester Cityn. /IndeksOnline/