Vjen nga Zvicra dhe gjuan me armë në aheng familjar
Është arrestuar një person në Lebushë të Deçanit, pasi që i njëjti në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri në ajër.
Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të njëjtit kalibër.
Ndërsa te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit – pistoletë, kal.9 mm dhe njëzet e nëntë copë fishekë.
I dyshuari posedonte lejen zvicerane për armën dhe i njëjti posedonte edhe nënshtetësi Zvicerane.
Me urdhër të prokurorit , i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/