Tabela e Superligës pas xhiros së 28-të
Me dy ndeshjet e sotme ka përfunduar edhe java e 28-të në Superligën e Kosovës.
Tashmë, renditja tabelare në 3 vendet e para mbetet e njëjtë, me Niklin kryesues dhe Prishtinën dhe Llapin në ndjekje të tij.
Si lufta për titull ashtu edhe lufta për barazh është tejet interesante.
Ferizaji me fitoren e arritur është afruar edhe më shumë synimit për ti ikur pozitave që dërgojnë në barazh, ndërsa Flamurtari dhe Ballkani rrezikojnë gjithnjë e më shumë.
Liria mbetet me gjasa të vogla për të shpëtuar rënies nga elita e futbollit kosovar.
