75 Mall Live Search
21:19 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Shembja e ish-hotelit ne Mitrovice, ndalohet puna me eskavator

Ende po vazhdojnë kërkimet për 20 vjeçarin nën pjesën e rrënuar të ish-hotel  “Adriatiku” në Mitrovicë.

Punimet me eskavator janë ndalur dhe ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të punojnë me duar, transmeton Indeksonline.

Arsyeja e ndalimit të punës së eskavatorit është për shkak të rrezikut për shembjen e mëtejm të objektit.

Gjatë orëve të pasdites, një pjesë e ish-hotel “Adriatikut” u shemb. Në objekt ishin duke punuar katër punëtorë, ku tre nga ta kishin arritur të largoheshin. 20 vjeçarin me inicialet V.I ende gjendët nën rrënoja.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore, zjarrfikësit, ambulancat dhe një ekip nga FSK-ja./Indeksonline/