Policia jep detaje për shembjen e objektit në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka konfirmuar shembjen e një pllake të një ndërtesë në Fushë Kosovë e cila ishte në ndërtim e sipër.
Flora Ahmeti, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar se askush në këtë rast nuk është lënduar.
“Rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Elez Berisha’ në zonën industriale në Fushë Kosove, është shembur një pllakë nga një ndërtesë e cila është në ndërtim e sipër. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me ketë ngjarje janë njoftuar institucionet kompetente”, ka thënë Ahmeti për Indeksonline.