75 Mall Live Search
07:43 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Vdekja e 27 vjeçarit, sot ditë zie në Mitrovicë

Mbrëmë rreth orës 00:10 minuta është gjetur trupi i pajetë i 27-vjeçarit, nën rrënojat e ish-hotel “Adriatiku”, në Mitrovicë. Me këtë rast, i pari i Mitrovicës e ka shpallur ditë zie.

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar me anë të një statusi në Facebook për gjetjen e trupit në gërmadha derisa e ka shpallur Ditë Zie, ditën e martë.

“Me pikëllim ju njoftoj se para pak minutash nën gërmadha është gjetur pa shenja jete trupi i të riut, që ishte zënë pas shembjes së një pjese të ish hotelit “Adriatik”.

“Së bashku me gjithë banorët e Mitrovicës ndajë dhimbjen me familjen e të ndjerit, të cilës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta, duke lutur që Allahu i Madhërishëm ta shpërblej me Xhenet.

“Të martën e shpalli Ditë Zie në qytetin e Mitrovicës, në shenjë nderimi dhe dhimbje për humbjen e jetës së të riut.

“Falënderoj FSK-në, Policinë, Zjarrfikasit, ekipet emergjente komunale, qytetarët vullnetarë dhe kompanitë ndërtuese që iu bashkuan aksionit të kërkimit, sepse kanë bërë një punë të rëndë dhe me shumë rrezik nga shembja e pjesës tjetër të objektit”, ka shkruar Bahtiri. /Indeksonline/