Gruaja dhe agjentja e Icardit shpërthen në lotë, “Nuk jam shtrigë”
Viti 2019 nuk ka qenë aspak i mirë për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.
Ai është kritikuar për çasjen jo të mirë ndaj skuadrës dhe shumë tifozë kanë kërkuar që argjentinasi të largohet.
Gruaja e tij, Wanda Nara që njëherit është edhe agjentja e tij, në një emision televiziv në Itali ka deklaruar se Icardi do të qëndroj sigurtë në Itali edhe për një vit.
Në një rrëfim për jetën e saj ajo ka shpërthyer në lotë kur ka folur rreth kunatës së saj Ivanës.
“Nuk jam shtrigë, ne gjithmonë i kemi ndihmuar familjet tona. Ivana ka ardhur te ne para disa muajsh me të dashurin e saj dhe ne ua kemi hapur dyertë. Ajo nuk është e sinqertë” ka deklaruar Wanda.