75 Mall Live Search
12:01 / E Martë, 23 Prill 2019 / indeksADMonline

Mbillen 30 fidanë te Universiteti ‘Hasan Prishtina’

Kampusit Universitar,”Hasan Prishtina” i janë shtuar rreth tridhjetë fidanë të mbjellur nga organizata “Let’s do it Kosova” në bashkëpunim me rektoratin e këtij universiteti dhe komunën e Prishtinës.

Në kuadër të këtij organizmi, e gjithë hapësira përreth është pastruar nga mbeturinat dhe është bërë thirrje që nga ky vend i dijes të vetëdijesohen gjithë qytetarët tjerë për rëndësinë e mjedisit.E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të Javës së Tokës që shënohet për të ruajtur dhe pastruar mjedisin.Pikërisht organizata që shërben për këtë qëllim në Kosovë, “Let’s do it Kosova”, përmes përfaqësuesit të tyre, Besnik Shabiu iu bëri thirrje gjithë qytetarëve që të jenë më të ndërgjegjshëm për të ruajtur ambientin në Kosovë.Ai gjithashtu tha se ky do të jetë aksioni i fundit në këtë kampus, sepse sipas tij ky duhet të jetë vendi i fundit që duhet të pastrohet, por që duhet nga  ky vend i dijes t’iu bëhet thirrje të gjithëve për pastrim.

Të njëjtën kërkesë e kishte dhe prorektorja, Myrvete Badiviku e cila u shpreh se kjo ditë është simbolike dhe në kuadër të kësaj ata janë organizuar që të pastrohet dhe mbjellën fidanë brenda Kampusit Universitar, “Hasan Prishtina”.

Kurse, nga Komuna e Prishtinës, Fatbardha Mehmetukaj bëri të ditur se do të mbillen tridhjetë fidanë dhe se në këtë formë do të vazhdojnë dhe ditëve në vazhdim.Ndryshe çdo vit më 22 prill shënohet Dita e Tokës, ku vazhdimisht bëhet thirrje që të ruhet sa më shumë ambienti.