Përmes artit kujtohen viktimat e komunikacionit rrugor
Përmes tri performancave artistike të realizuara në tri rrugët kryesore të Prishtinës është kërkuar ndërgjegjësim më i madh qytetar dhe institucional për sigurinë në rrugë, me qëllim që mos të ketë viktima si pasoj e aksidenteve rrugore.
Këto performanca u realizuar nga Qendra për zhvillim multikulturor “Impact” me rastin e Ditës Vendore të Viktimave të Komunikacionit Rrugor.Performanca e parë u realizua në rrugën “Garibaldi”, e dyta në rrugën “Luan Haradinaj”, dhe performanca e tretë u zhvillua në rrugën Agim Ramadani..Një nga performueset e këtij aktiviteti, Lydra Hyseni tha se qëllimi i kësaj performance artistike është që mos të ketë shumë aksidente dhe viktima.
Sipas saj është tejet nevojshme që të ketë më shumë këso aktivitet sensibilizuese.
“Qëllimi dhe mesazhi është që me u vetëdijesuar njerëzit që mos me pas më shumë aksidente në rrugë dhe që me i ndal edhe aksidentet dhe rastet që njerëzit kanë vdekur në aksidente….00’54Ne këtu e bëjmë por prapë njerëzit e bëjnë gjë e njëjtë, nëse ka më shumë atëherë do ishte më mirë“, tha ajo. Ndërkohë që vetëm tre muajt e parë të këtij viti në aksidente komunikacioni kanë gjetur vdekjen 24 persona. Ndërsa numri i përgjithshëm i aksidenteve për tre muajt e parë të këtij viti është 2 mijë e 949 aksidente, kurse një vit më parë kishin ndodhur 3 mijë e 410 aksidente.