Debuton makina më e shpejtë e Aston Martin, DBS Superleggera Volante
Aston Martin DBS Superleggera Volante është zbuluar zyrtarisht, me shpejtësi maksimale 340 km/h, duke e bërë atë, makinën convertible më të shpejtë në historinë e markës angleze.
Çatia hapet për 14 sekonda dhe mbyllet për 16, e cila mund të operohet nga brenda makinës, ose me anë të çelësit deri në 2 metra larg makinës.
E përafërt me Aston Martin DBS Superleggera Coupe, motori i Volante është 5.2-litër twin-turbo V12 me 715 kuaj fuqi dhe 900-nm fuqi rrotulluese, e kombinuar me transmetimin automatik ZF me tetë shpejtësi.
Pavarësisht se ka një çati pëlhure në vend të asaj që ka modeli coupe, dhe fuqisë shtesë që i duhet shasisë për të kompensuar çatinë solide, shpejtësia maksimale mbetet e njëjtë.
Po njëlloj koha 3.4 sekonda për një shpejtësi 100 km/h mbetet e njëjtë, ndërsa shpejtësia 80-160 km/h arrihet për 4.2 sekonda duke përdorur marshin e katërt.
Performanca aerodinamike e makinës nuk ka ndryshuar pothuaj fare nga Coupe. Në shpejtësinë maksimale 340 km/h, Volante prodhon 170 kg të forcës shtytëse.
Brenda makina ka një dizajn të ngjashëm me atë të Coupe, pavarësisht se blerësit mund të zgjedhin 1-6 variante të ndryshme.
Çmimet fillojnë nga 285,382 euro, rreth 25,000 euro më shumë se Coupe. Kur të lançojë, rivali i tij më i afërt do të vijë në formën e Bentley Continental GT Convertible, që fillon me çmim nga 201,900 euro.