75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Lirim Greiçevci rikujton kohën kur u shpall qytetar nderi në ShBA

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, Lirim Greiçevci ka postuar në profilin e tij në Facebook një rikujtim të bukur të para dhjetë viteve.

Ai ishte shpallur qytetar nderi i Chattanooga, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Indeksonline.

Ambasadori Greiçevci ka thënë se në Chattanooga ishte së bashku me një grup nga Evropa në një program studimor, në organizim të German Marshall Fund of the United States.

“Rikujtim i bukur, 10 vjet më parë: shpallja Qytetar Nderi i Chattanooga, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Chattanooga isha së bashku me një grup nga Evropa në një program studimor, në organizim të German Marshall Fund of the United States”, ka shkruar Greiçevci në Facebook duke bashkangjityr edhe certifikatën dhe Procesverbalin nga vendimi i Këshillit të Qytetit për shpalljen qytetar nderi.

Lirim Greiçevci para se të emërohet ambasador në Hagë, shpërbeu si Ambasador i Fuqiplotë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2012./Indeksonline/