75 Mall Live Search
17:23 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Arsenal është zyrtarisht ekipi që bën më së shumti gabime në Premierligë

Mbrojtësit janë ‘armiku’ më i madh i Arsenalit – dhe zyrtarisht ata prijnë për keq në Premierligë.

Ata ishin përsëri protagonistë në humbjen 3-1 ndaj Wolves, e cila vë në dyshim vendin e katërt në tabelë.

Një fitore do t’i kishte ngritur londinezët në vendin e katërt në Premierligë, por në vend të kësaj ata pësuan një tjetër humbje.

Edhe më shqetësuese, “gunners” tani kanë kryer 13 gabime që kanë çuar në gola të realizuar nga kundërshtarët, e që është më shumë se cdo ekip tjetër këtë sezon, shkruan IndeksOnline.

Në krahasim, Manchester City ka bërë vetëm dy, dhe Chelsea vetëm tre gabime që çuan në gola.

Edhe Fulham, një nga skuadrat më të dobëta mbrojtëse në historinë e Premierligës, ka bërë më pak gabime të kushtueshme.

Kur ju shihni formën e tyre të dobët së fundmi, me vetëm katër fitore nga 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ka arsye për shqetësim.

Shkodran Mustafi ka marrë kritikat e tifozëve për gabimet e shpeshta.

Pavarësisht nga mangësitë e Arsenalit, legjenda e Manchester United dhe trajneri aktual i Uellsit, Ryan Giggs, është i bindur se Unai Emery po bën një punë të shkëlqyeshme.

Giggs tha: “Unë mendoj se ai ka bërë një punë të mrekullueshme me mbrojtësit që ai ka.

“Ai ka mesfushorë të talentuar, futbollistë të talentuar përpara, por keni parë në disa prej golat që kanë marrë – ata thjesht nuk janë mjaft të mirë prapa.

“Unë mendoj se ai ka bërë një punë fantastike. Por forma jashtë shtëpisë është një shqetësim i madh për ta”.