Deputetit serb që iu ndalua hyrja në Serbi, ia mësynë përsëri për në Merdare
Ndalesat e zyrtarëve serb të Qeverisë së Kosovës në kufi me Serbinë janë bërë të shpeshta.
Në muajin dhjetor nuk iu lejua kalimi deputetit të Kuvendit, Slobodan Petroviç, ndërsa, dje u ndalua dhe u morë në pyetje këshilltari i kryeministrit Haradinaj për komunitete, Srdjan Jovanoviq.
Për këtë reaguan zyrtarët e Kosovës, të cilët kërkuan nga Bashkimi Evropian të merr masa, pasi në këtë mënyrë Serbia po tenton të nxitë urrejtje dhe pasiguri tek serbët e Kosovës.
Ndërsa, sot Kuvendi ka njoftuar se deputeti serb Petroviç do të kalojë në pikën kufitare në Merdare për në Serbi.

“Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Slobodan Petrovic, sot në orën 11:00 do të kalojë në pikën kufitare në Merdare, për në Serbi”, thuhet në njoftimin e tyre.
Kujtojmë që Petroviç me 8 dhjetor ishte ndaluar në Merdare, duke e marrë në pyetje për disa orë./Indeksonline/