Ushtarët britanik monitorojnë protestën e VV-së kundër kryeprokurorit
Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë para ndërtesës së Prokurorisë së Shtetit, aty ku rreth orës 12:00 do të mbahet protesta e Lëvizjes Vetëvendosje, kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi.
Përveç policisë, aty shihen edhe disa pjesëtarë të KFOR-it britanik, të cilët do ta monitorojnë protestën.
Edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët janë në gjendje gatishmërie për të vepruar në rast që paraqitet nevoja./Indeksonline/