Pesë këshilla si të zbutni rrezatimet e dëmshme nga celulari
Për të shmangur rrezatimin nga telefonat celularë (që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mund të shkaktojë kancer) respektoni rregullat e përdorimit të telefonave celularë.
Akoma nuk ka fakte konkrete nëse celularët janë kancerogjenë, mirëpo ekspertët thonë se OBSH asnjëherë nuk do të paralajmëronte për diçka nëse nuk e konsideron si problem dhe se mund ta vërtetojnë në të ardhmen.
Si të mbroheni nga rrezatimi:
- Para së gjithash duhet të shfrytëzoni kufje. Dëgjueset me kabllo janë më të mira se mjetet që funksionojnë me ‘bluetooth’.
- Po ashtu është më mirë të dërgohet mesazh i shkruar sesa të flitet me telefon. Në këtë mënyrë aparati telefonik është më larg kokës dhe rrezatimi qëndron më larg trurit.
- Trurin do ta ruani nga rrezatimi edhe atëherë kur nuk do ta përdorni telefonin celular për t’u zgjuar në mëngjes, por një orë me alarm.
- Mjekët nuk i shqetëson vetëm karcinoma e trurit, por edhe çështja e pjellorisë, prandaj nuk e rekomandojnë mbajtjen e telefonave celularë në xhepa, shkruan noa.al. As në xhepa të pantallonave, e as në xhepa të këmishës (për shkak të kancerit të gjirit).
- Po ashtu, rekomandohet që të përdorni këllëf. Supozohet se këllëfët e mirë bllokojnë rreth dy të tretën e rrezatimit. /Indeksonline/