75 Mall Live Search
10:21 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Haradinaj: Nuk mundet të ketë paqe pa ndriçimin e të vërtetës së luftës në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin kosovarë, tash e njëzet vjet.

“Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës”.

“Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.