75 Mall Live Search
19:01 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Ende pa u përuruar, rinovohet rruga Drenas-Skenderaj

Me mijëra euro janë duke i kushtuar buxhetit ndërtimi i rrugëve në Kosovë.

Përkundër kësaj, cilësia e tyre lënë shumë për të dëshiruar.

Në gjendje jo të mirë, ndër të tjera, është rruga Drenas-Skenderaj, në drejtim të fshatit Tërstenik – Polluzhë.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar disa fotografi në të cilat shihet se si kjo rrugë, ndonëse e ndërtuar rishtas, është duke u rinovuar në disa pjesë. /Indeksonline/

Sipas tij, përurimi i kësaj rruge është duke u shtyrë shkaku i punimeve jo të mira në të. /Indeksonline/