75 Mall Live Search
19:58 / E Shtunë, 27 Prill 2019 / indeksADMonline

Messi rezervist në ndeshjen ku Barcelona mund të shpallet kampion

Barcelona pret Levanten në Camp Nou në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas.

Pasi titulli i kampionatit është pothuajse në dorën e skuadrës katanuase dhe ekipi është para ndeshjes së parë ndaj Liverpoolit në gjysmëfinale të LK-së, Ernesto Valverde ka pushuar lojtarët kryesorë.

Vlen të theksohet se në bankën rezervë për mysafirët është shqiptari, Enis Bardhi, ndërsa më poshtë keni formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Piqué, Lenglet, Jodi Alba; Rakitic, A.Vidal, Arthur; Dembelé, Luis Suárez, Coutinho.

Levante: Aitor; Jason, Coke, Vezo, Róber, Luna; Vukcevic, Campaña, Rochina; Moses, Mayoral.