75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 28 Prill 2019 / indeksADMonline

Pejë, tre persona rrahin familjarin e tyre – Policia ua konfiskon sëpatat

Me datën 26 prill policia e rajonit të Pejës ka marrë një njoftim që në Qafën e Broqit ka pasur përleshje fizike.

Sipas raportit policor, tre të dyshuar meshkuj kanë goditur një familjar të tyre me gjë sende të forta, transmeton Indeksonline.

Viktima nuk është takuar nga policia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Njërit prej të dyshuarve i janë konfiskuar dy sëpata.

Tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Indeksonline/